AKTIVITET TRAJNUES: “Zbatimi i kuadrit ligjor për të mbështetur vajzat në rrezik dhe për të parandaluar martesat e hershme të fëmijëve.

Shkolla e Magjistraturës, më datë 28 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Zbatimi i kuadrit ligjor për të mbështetur vajzat në rrezik dhe për të parandaluar martesat e hershme të fëmijëve. Martesat nën moshë dhe roli i sistemit të drejtësisë”.

Ky aktivitet u drejtua nga:

Ekspert: Arta Mandro

Lehtësuese: Marta Bej, Ajkuna Anxhaku

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Ky trajnim synon të njoh pjesëmarrësit me rëndësinë që ka analiza dhe vendimmarrja e mbështetur në një proces ligjor dhe të përgjegjshëm mbi dhunën me bazë gjinore, si dhe të ofrojë disa mjete dhe strategji për identifikimin e rreziqeve të DHBGJ dhe për parandalimin e ndikimit të steriotipeve gjinore në vendimmarrjet gjyqësore, duke nxitur vetëreflektimin dhe vetëdijen e magjistratit.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Martesa dhe bashkëjetesa (ana e errët)– pritshmëritë dhe realiteti.

Sfidat e gjykatës në vlerësimin e shkaqeve me rëndësi dhe lejimin e martesave nën moshë. Kujdesi ndaj interesit më të të lartë të fëmijës dhe veçoritë e kontekstit social, zakonor dhe rajonal. Raste për diskutim.

  • Roli i psikologut ne vlerësimin e riskut të martesës nën moshë dhe DHBGJ. Ndërveprimi me gjykatën. Problematika ligjore dhe praktike të martesave nën moshë.
  • Diskutim mbi raste nga praktika gjyqësore dhe e prokurorisë lidhur me DHBGJ.
  • Standardet ndërkombëtare dhe të legjislacionit shqiptar mbi kushtet kryesore të lidhjes së martesës dhe ‘lejimit të lidhjes së martesave nën moshë’. Kuptimi i shkaqeve me rëndësi. Gjetjet kryesore nga monitorimi i praktikës gjyqësore dhe zbatimi i parimeve themelore mbi të drejtat e fëmijëve.
  • Një diskutim/analizë mbi ndërveprimin mes psikologut dhe gjykatës në lejimin e martesave nën moshë “për shkaqe me rëndësi” dhe vlerësimin e riskut.

 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.